• +355689046308
  • shoqatakonsumatori@gmail.com

Bashkëpunimet

 

ACA – është pjesë e Organizatës Botërore të Konsumatorit Internacional të CI-së, që nga viti 1993. Ajo si antare CI-së, punon me standartet kombëtare dhe ndërkombtare.

Shoqata e Konsumatorit Shqiptar shtrihet në të gjithë vendin me pikat e kontaktit, grupet dhe rajonet. Programet e punës përshtaten në bazë të rajonit. Tek të 12 rajonet punojnë per informimin dhe edukimin e konsumatorëve në bashkpunim me pushtetin lokal dhe veprimtarinë e tyre e kanë të programuar. Puna vullnetare bëhet në këto qytete Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Peshkopi, Kukës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Fier, Vlorë dhe Korçë.
Në mënyrë të veçantë është punuar me koordinatorët dhe specialistët në 6 rajonet më të mëdha për rritjen e nivelit të njohjes së ligjeve dhe të të drejtave të konsumatorëve. Ne kemi shpërndarë zërin e shoqatës dhe të punës së saj në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë me anën e mediave të shkruara dhe asaj vizive, me shpërndarjen e fletëpalosjeve, pankartave, gazetave etj.

 

Sipas nenit 17.1 të Statutit: për realizimin e misionit shoqata bashkëpunon me shoqata homologe, institucione, persona juridik në vend ose te huaj.

  • Kështu në kuadrin e bashkëpunimit të vazhdueshëm ajo punon dhe mbështet fushatat e organizuara nga Konsumatori Ndërkombëtar CI
  • Me Konsumatorin Europian BE
  • Bashkpunim me METE (Drejtorinë e Mbrojtjes së Konsumatorit – Mbikqyerjes së Tregut”
  • Bashkpunim me Standartet DPS
  • Bashkëpunim me MBUMK për AKU “Për Ligjet në Mbrojtje të Konsumatorit”.
  • Ministria e Shëndetësisë për “Jodizimin”
  • Bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit “Per OMGJ-të.”
  • Bashkëpunim me UNDP
  • Shoqatat Tregtare
  • Bashkëpunim me Unionin e Biznesit
  • Bashkëpunim me Organizatën Italiane për sigurinë ushqimore me znj/Maria Teresa Paglia
  • Bashkëpunim me Korenë e Jugut mbi problemet e konsumatorëve dhe G-20 në Seul për shërbimet financiare ndaj konsumatorëve
  • Bashkëpunim me CI për fushatën globale të ushqimit për fëmijë”Obeziteti” dhe për shërbimet e këqija financiare e bankare ndaj konsumatorëve.
  • Bashkëpunim me Ministrinë e Financave mbi; shërbimet e këqija financiare e bankare ndaj konsumatoreve dhe porositë e G-20 për sektorin financiar.
  • Bashkëpunim me Ministrinë e Shendetësisë, mbi eleminimin e ndotjes nga oxhaku i djegieve të mbetjeve spitalore duke menjanuar keshtu dhe ndotjen e ajrit dhe të mjedisit.
  • Bashkëpunim me Kosovën
  • Me Maqedoninë
  • MPPT(sektori i ujësjellësit)
  • Urdhërin e Farmacistëve të Shqipërisë
  • Bashkëpunon me Autoritetin e Konkurrencës
 

SHKSH-ja, ka lidhje me disa Shoqata lokale të pavarura.

SHKSH bashkëpunon me Shoqata të interesuara si:

  • Shoqatën e Bujqësisë Organike
  • Shoqatën e Fermerëve
  • Shoqatën e Blektorëve
  • Shoqatën e Veteranëve
  • Shoqatën e Pensionistëve
  • Shoqatën e Konsumatorëve Kosovë
  • Shoqata të tjera të përafërta dhe të interesuara
  • Shoqatën “Flamuri i Kombit”
  • Shoqatën e Grave të Shqipërisë
  • Shoqatën e Emigrantëve shqiptarë “Greqi”Itali, Turqi, SHBA, Kanada, Zelanda e re etj…

Një vëmendje dhe një bashkpunim i shkëlqyer ka qenë me median në përgjithësi e cila ka ndjekur dhe pasqyruar problematika të ndryshme në informimin dhe sensibilizimin e konsumatorëve dhe sektoreve që mbrojnë atë.

Bashkpunimi me Median e shkruar dhe atë vizive :

  • Artikuj të botuar 91
  • Intervista në radio e televizione 25
  • Ekspozita të ndryshme në qendër dhe rrethe 18