• +355689046308
  • shoqatakonsumatori@gmail.com

Historik

Raste të ndërhyrjes së Shoqatës

Që në fillimet e saj SHKSH, ka punuar dhe funksionuar për informimin dhe këshillimin e konsumatorëve.

  • Në vitin 1990 u krijua grupi nismëtar, u hartua programi dhe statuti i shoqatës.
  • SHKSH më 27.10.1991 për herë të parë ka bërë fushatën për ujin e pijshëm ku mungonte klori dhe 400 persona ishin me diare, ky material u botua në gazetën Tirana dhe u transmetua disa herë në radio Tirana dhe në televizionin shqiptar.
  • 1991, shoqata protestoi për helmimin nga alkooli dhe akullorja të 50 personave, kjo u botua në gazetën Tirana, Shoqata kërkonte fuqizimin e inspektoriateve të kontrollit.
  • SHKSH ka marrë pjesë në programe lokale dhe ndërkombëtare në radio-televizione që nga viti 1991.
  • SHKSH e rriti aktivitetin e saj në vitin 1992, duke botuar gazetën e parë “Konsumatori” me 10.000 kopje.

  • SHKSH ka bërë fushatë në vitin 1993, për njohjen e ligjeve, gjithashtu ka bërë pyetësorë se sa njihen ligjet nga qytetarët.
  • Në vitet 1993-1994, ka vazhduar fushatën 2-vjeçare “Për higjenizimin e ujit dhe higjenën e lokaleve ushqimore”.
  • SHKSH në vitin 1994, ka organizuar fushatën “Kundër alkoolit dhe duhanit”, ku u angazhua edhe media në këtë fushatë.
  • SHKSH organizoi në vitin 1995, në bashkëpunim me Drejtorinë e Standarteve dhe Cilësisë, për kurse trajnimesh në mbrojtjen e konsumatorëve me udhëheqës dhe drejtues nga vendi.
  • SHKSH në vitin 1995, me mbështetjen e Ministrisë së Tregtisë hartuam draftin “Për Ligjin e Mbrojtjes së Konsumatorëve” (që u miratua në 06.02.1997).
  • SHKSH në vitin 1995, organizoi fushatën për “Përmirësimin e Tregut” (problem i vjetër ndërmjet konsumatorëve dhe tregut).

  • SHKSH në vitin 1996 u angazhua me Drejtorinë e Standarteve, Minstrinë e Tregëtisë, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Shëndetësisë, në dhënien e mendimeve dhe sugjerimeve për bërjen e ligjeve që ishin në interes të mbrojtjes së konsumatorit.
  • SHKSH në vitet 1995, 1996, 1997, u angazhua dhe kërkoi mbështetjen e ministrive përkatëse si: M.SH, (Ministria e Shëndetësisë) M. T (Ministria e Tregtisë), për zgjidhjen e 2.200 ankesave që kishin konsumatorët për problemin e ujit të pijshëm, problemin e tregjeve, dhe të kanalizimeve.
  • SHKSH në 16.09.1997, organizoi fushatën me angazhimin e medias për sigurinë e ujit të pijshëm.
  • SHKSH në maj 1997, botoi librin e parë “Sfidat e Konsumit” mbështetur nga “Fondacioni Partner Ship” dhe “Tacis Demokraci”. Gjatë këtij viti ka organizuar disa seminare, konferenca për publikimin dhe njohjen e ligjeve për mbrojtjen e konsumatorit si në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Fier, Vlorë, Lezhë dhe Durrës.
  • SHKSH më 22.01.1998, informon se në tregun ushqimor shiten mallra me stafilokokë si margarina, mishi dhe mielli.
  • SHKSH në vitin 1998, ka organizuar disa trajnime me drejtuesit e 12 rajoneve dhe disa seminare si në Shkodër, Laç, Fier, Elbasan,Vlorë, Durrës, Berat, Korçë, për mbrojtjen e konsumatorëve në ekonominë e tregut.
  • SHKSH në vitin 1998, është mbështetur si nga ministritë e interesuara dhe nga pushteti lokal duke i siguruar ambiente dhe qëndra zëri në fushatën për miellin e prishur dhe mullinjtë me plumb si në: Fier, Korçë, Berat, ku është angazhuar edhe media.
  • SHKSH në maj të vitit 1998, botoi librin e dytë “Njohuri për Konsumatorët”
  • Gjykata e Rrethit të Tiranës, me nr.2277 akti vendosi, “Për Marrjen e Masës Provizore”, me gjyqtarë: Altina Xhoxhaj dhe ndihmës gjyqtar; Dhimitra Qarri, Petrit Çomo. Merret në shqyrtim në seancën gjyqësore e Paditësit:”Hellenik Botling Company”dhe i paditur Fredi Përgjika.

Ndërhyrës Dytësor: Shoqata e Mbrojtjes së Konsumatorit (SHKSH).

Gjykata vendosi masën provizore me bazën ligjore neni 202 i K.Pr.C.duke
bllokuar prodhimin dhe shitjen e “Amitave” në shishe plastike dylitroshe në gjthë territorin e Shqipërisë. U ngarkua për ekzekutim zyra e përmbarimit,më date.11.05.1998.

SHKSH në vitin 1999, u angazhua në ndihmë të refugjatëve kosovarë dhe botoi librin “Misionarë Midis Kosovarëve”, për këtë jemi mbështetur nga donatoret: D.F.I.D, N.O.W, H.W.O, Fund, C.I dhe U.K.

  • SHKSH në vitet 1990-2000, ka organizuar biseda, takime, konferenca, trajnime me refugjatët kosovarë brenda vendit dhe në Kosovë të mbështetur nga U.K (Unitet Kingdom) dhe D.F.I.D.
  • SHKSH në vitin 2000, organizon fushatën për “Etiketimin e ushqimeve në treg”, si dhe fushatën “Kundër pijeve të falsifikuara” (fantazëm) të mbështetur dhe nga media.
  • SHKSH në vitin 2000, gjithashtu ka shpërdarë për refugjatët kosovarë librin “Misionarë midis Kosovarëve”, fletëpalosje, fletë-sensibilizuese për “Kujdesin nga shpërthimi i minave”.
  • SHKSH në Mars të vitit 2001, feston 10-vjetorin e formimit të saj.
  • SHKSH në Korrik-Dhjetor 2001,ka organizuar trajnime për ndërgjegjësimin e konsumatorëve “Për të paguar taksat” dhe për të qënë sa më të ndjeshëm për mirë-administrimin e taksave të tyre të mbështetur nga S.N.V. Gjithashtu ka bashkëpunuar në këtë fushatë edhe radio-televizioni qëndror dhe lokal.
  • SHKSH në vitin 2002 bën “Peticion për ujin e pijshëm”në Tiranë, Laç, Fier, Këlcyrë, Lezhë. Pas peticioneve në shumë qytete u përmirësua gjendja për furnizimin me ujë.
  • Degët e SHKSH-së, në Krujë dhe Fushë-Krujë, protestuan për mbrojtjen e mjedisit, Ministria e Mjedisit mori masa për përmirësimin e gjëndjes.
  • Në vitin 2001-2002, shoqata bëri një fushatë “Për efektin që kanë taksat në përmirësimin ekonomik “(detyrë e përhershme e jona) me mbështetje nga fondacioni S.N.V.
  • SHKSH në vitin 2003, ka bashkëpunuar me Ministrinë e Tregëtisë, për Ligjin e Mbrojtjes së Konsumatorëve. Gjithashtu ajo ka dhënë mendime, ka bërë sugjerime për nene shtesë në ligjin e ri për mbrojtjen e konsumatorit.
  • SHKSH në vitin 2003, ka organizuar fushatën “Për Jodizimin” e fëmijëve në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.
  • SHKSH në vitin 2004, ka organizuar “Fushatën antiduhan” në bashkëpunim me shoqatën antiduhan dhe ka mbështetur UNICEF. Gjithashtu shoqata ka organizuar për 2 muaj fushatën “Për klorifikimin e ujit të pijshëm” ku u angazhua edhe media.
  • Në vitin 2004, shoqata ka bashkëpunuar me Ministrinë e Shëndetësisë për draftin mbi “Projekt- ligjin “Për Jodizimin”, ka organizuar fushatën për “Ndërgjegjësimin e konsumatorëve” dhe rrezikun që sjell plastika tek njerëzit si dhe grumbullimin e riciklimin e saj të mbështetur nga ana financiare nga ambasada Angleze dhe Australiane.
  • Në vitin 2005, shoqata ka organizuar fushatën “Për etiketimin” e produkteve ushqimore”, gjithashtu ajo ka organizuar trajnime, ka shpërndarë pankarta me 10- Parimet KE. Dhe tetë te drejtat e konsumatorit.
  • GTZ-ja, na ka mbështetur financiarisht për rikonstruksionin e zyrës së këshillimit Tiranë po ashtu na ka mbështetur edhe M.E.T.E.
  • Në vitin 2006 shoqata ka organizuar database-in, ka bërë trajnime të përbashkëta me METE, me CARDS/6, dhe nga METE është mbështetur me një grant për pajisjet të zyres.
  • Në vitin 2007, SHKSH organizoi një fushatë senibilizuese në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe UNICEF për rëndësinë që ka “Jodizimi tek fëmijët”.
  • SHKSH në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë në 2007 ka dhënë kontributin e saj me sygjerime dhe propozime “Për Ligjin e Ushqimit” dhe të Qumështit. Gjithashtu ka dhënë kontributin edhe për ligjin “Për të drejtën e informimit”.
  • Më 17 Mars 2008, SHKSH-ja ka marrë pjesë në Budva me temë “Siguria e Ushqimit”
  • SHKSH më 01.04.2008, ka marrë pjesë në Ohër të Maqedonisë me temë “Mbrojtja e Konsumatorëve në Fushën e Shërbimeve Bankare”.
  • Në vitin 2008, SHKSH ka bërë analizën e pyetësorëve, vrojtime të ankesave në vitet 2006-2007 të krahasuara me vitet 2004-2005, në fushën e prodhimeve dhe të tregëtimit industrial (si konfeksione, këpucë, sandale etj).
  • Shoqata ka bashkëpunuar me METE, me komente dhe sugjerime për “Ligjin e ri të Mbrojtjes së Konsumatorit” i cili u miratua më, 17.04.2008.
  • Më 29 Maj – 1 Qershor 2008, ka marë pjesë në Konferencën e zhvilluar në Vodicë, Kroaci me temë: “Problemet Financiare” Avokatia Bankare, për mbrojtjen e konsumatorëve dhe proçedurat e padurueshme të konsumatorit (Ambusmen)”.
  • 2008- 2009 “Fushata per rrezikun nga Fast-Food” dhe mbi pasha (obeziteti, sëmundjet kardio-vaskulare, hipertensioni etj)
  • 2010 “Fushata për edukimin mbi shërbimet financiare e bankare” të rekomanduara nga CI
  • 2010 “Fushata për ushqimin e shëndetshëm” të rekomanduar nga CI
  • 2010 Bashkëpunim me UNDP për hapjen e qëndrave të reja të Këshillimit në rajone si; Shkodër, Elbasan, Fier, Lushnjë, Lezhë, Korcë etj si dhe mundesive dhe shtim kapacitetesh në SHKSH.
  • Bashkëpunim me D. Akreditimit dhe Çertifikimit në Shqipëri
  • 10.06.2010 Takim bashkëpunimi me përfaqësues të mbrojtjes së konsumatorit Londër në fushën e akreditimit me Z/Robert PEACOCK.
  • Takim më dt. 17.06.2010 me Kr/ Bashkisë Elbasan Q.SEJDINI dhe koordinatore të shoqatës së konsumatorit “Për informimin, edukimin, fuqizimin dhe bashkpunimin e SHKSH-së dhe pushtetit lokal në mbrojtje të konsumatorëve”
  • Takim më dt. 16 Kr/ Bashkisë Fier dhe koordinatore të shoqatës së konsumatorit “Për informimin, edukimin, fuqizimin dhe bashkëpunimin e SHKSH dhe pushtetit lokal në mbrojtje të konsumatorëve”
  • Takim më dt. 18.06.2010 nën/kryetarin e Bashkisë Shkodër dhe koordinatore të shoqatës së konsumatorit “Për informimin, edukimin, fuqizimin dhe bashkëpunimin e SHKSH dhe pushtetit lokal në mbrojtje të konsumatorëve”
  • Takim bashkëpunimi me Shoqatën e të Verbërve Shkodër ZEF BUSHATI, me Lezhën Ymer Keta
  • Takim me Kryetarin e Unionit të Biznesit Roland Hysa “Mbi mundësinë e tregut dhe të sigurimit të produkteve të sigurta për konsumatorët
  • Takim më dt. 30.06.2010 me përfaqësues të Shoqërisë Italiane me znj/ Maria PAGLIA’ Mbi informimin, e konsumatorëve për produkteve ushqimore të sigurta si dhe bashkëpunim e SHKSH
  • Takim më dt.14.07.2010 me përfaqësues të mbrojtjes së konsumatorëve SERBI me z/ Drago Bojavic në kuadrin e rekomandimeve të OKB-së e cila përfaqësohej nga prania e përfaqësuesëve për Shqipërinë të Hachemi dhe Anula.
  • 19.07.2010 takim me përfaqësuesit e Misionit EG për Shqipërinë në kuadrin e zhvillimit dhe të fuqizimit të SHKSH me znj/ MARIJA RASKOVSKA përfaqësuse e CI dhe kryetare e SH. Konsumatorit në Maqedoni; znj. Alba Dakoli për Fondacioni për Qeverisje Vendore.
  • Me Drejtorinë e Policisë së Tiranës mbi zbatimin e rregullave dhe tabelave për këmbësorët në tregun Çam Tiranë
  • Bashkëpunim me AKEP në dhënien e mendimeve; për probabilitetin e numrave Prill 2010
  • Takim bashkëpunimi me Qëndrën Rajonale të Riciklimit të Mbetjeve Prill 2010
  • Takime dhe bashkëpunime me Qendrën e Mbrojtjes së Emigracionit Mars- Prill 2010 ………………
  • Bashkëpunim dhe shkëmbim ekperience në mbrojtjen e konsumatorit me FACUAN/Spanjë me Dr. Carlos Puente
  • Bashkëpunim me K.Europian në kuadrin e Sigurisë Ushqimore të Produkteve “Paulo PENDEZA”
  • Prill-Maj 2010 bashkëpunime me UFSH në lidhje me tregëtimin dhe sigurinë e barnave mjeksore.
  • Takim në kuadrin e bashkëpunimeve në Projekte me TASCO-Albania
  • Në kuadrin e trajnimeve bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë
  • Takim në METE me Këshillin Bashkërendues të Mbrojtjes së Konsumatorit me zv/ministrin Bozdo dhënie mendimesh dhe kundërshtim i nenit 54/b të ligjit të konsumatorit mbi drejtimin e qendrave të këshillimit të konsumatoreve, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ministri përgjegjes për fushën e tregtisë. Dërgim i shkresës Ministrit të Ekonomisë Z/ D. Prifti, të bazuar dhe në ligjin për OJF neni 41.
  • Maj-Qershor 2010 trajnime dhe eksperienca mbi: energjinë elektrike dhe ujësjellsin ku merrte pjesë dhe UNDP
  • Qershor 2010 bashkpunim me M.Shëndetsisë mbi; Strategjinë e preparateve jodike orale.

Aktivitetet për vitin 2010 janë të pasqyruara më së miri në raportin vjetor por po shkruajmë disa sugjerime të bëra nga ana e shoqatës organeve kompetente.

Në punën tonë në bashkpunim me; institucionet shtetërore, me ERE-të, me kompani, drejtori, ne kemi bërë edhe sugjerime për ligje, rregullore, drafte dhe akte nënligjore etj.

  • Sugjerime ndaj DUK “ Për përmirësimin e cilësisë së Ujësjellësit dhe sigurinë e ujit (sasia dhe cilësia nuk ka kontratë dhe ligj specifik) por ekziston një VKM 1993, jo i plotë në mbrojtje të konsumatorit
  • Sugjerime për Projekt-Vendimin mbi “ Kontratat në Largësi” METE
  • Sugjerime për AKU MBUMK, Për përfundimin e Kodexit Alimentar të ushqimit domosdoshmëri dhe standart për të gjithë.
  • Sugjerim për Telekomin/ Në cëmin dhe mospërfillje të ligjit në dëm të konsumatorit, si; heqja e kodit, kontratë e njëanshme, mos mrrja e mendimit të grupeve të interest, cënim të kontratës së bashkëpunimit Albtelekom-SHKSH.
  • Sugjerim MBUMK për zbatimin e ligjit të ushqimit dhe të mbrojtjes së konsumatorëve konkretisht: tregun e rrugës, tregjet pa kushte H-Sanitare, tregtim i produkteve ushqimore- blektorale në kushte të pa përshtashme, kërkohet zbatim i ligjeve.
  • Sugjerime M. Mjedisit: Për përmirësimin e mjedisit, në mbrojtjen e Ujrave, lumenjve, pyjeve dhe gërryerja e tokës, lëndëve inerte, prishjen e urave etj.
  • Zbatimin e ligjshmërisë në Transportin Rrugor
  • MASH në përmirësimin e sistemit arsimor të gjtha niveleve sidomos në zonat e largëta e rurale.
  • Sugjerime për OSSH/CEZ “Për përmirësimin e shërbimit në cilësi e sasi për konsumatorin, kontratën e re dhe dhënien e faturës.” Në ekspozimin e matësve, në evitimin e faturave afrofe, në vendosjen e matësve të rinj në 25.000 matësa për transparencë dhe shërbimin e premtuar ndaj konsumatorëve
  • Në lidhje me Kontratën dhe kushtet kontraktuese me konsumatorin
  • Në lidhje me mos ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorin e cila u mor në konsideratë.
  • Në lidhje me hartimin e draftit të masave për kundravajtësit e energjisë elektrike.

Ligjet për pronat, kërkesa jonë e vazhdueshme për qartësi, transparecë dhe zgjidhje problemesh.

  • Sugjerime ERU në lidhje me Kontratën e re të ujit dhe problemet shqetësuese për Ujin e pijshëm si mungesë e kushteve Higjeno-Sanitare e sidomos në plazh.
  • Sugjerime nga Ministria e Shëndetësisë, mbi përmirësimin e shërbimit spitalor si dhe për eleminimin e ndotjes nga oxhaku i djegieve të mbetjeve spitalore
  • Sugjerim për ligjin e konsumatorit për nenin 54/b në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ministri pergjegjes për fushën e tregtisë.

Aktivitetet më të spikatura të shoqatës për vitin 2010

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës më 16.12.2010 e cila u realizua me sukses me të gjithë koordinatorët dhe drejtuesit në rrethe, me të ftuar nga institucionet shtetërore që bashkëpunon me SHKSH-në, me përfaqësues nga UNDP. Nga shoqata e organizata të tjera si dhe miq të shoqatës. Takimi u realizua në ambientet e Muzeut Historik nga ora 10-12-20 ku për të ftuarit kishte dhe një koktejl. I gjithë aktiviteti është pasqyruar nga Media /9 televizionet shqiptare për konsumatorin po paraqesim pjesën e Rezolutës të mbajtur nga Kryetari i Asmablesë Z.Ali Hoxha.

Pjesëmarrja e gjerë e antarëve të SHKSH në Tiranë dhe në rrethe, me të ftuarit koordinatorë që veprojnë në të gjithë Shqipërinë. Morën pjesë dhe të dëguarit nga dikasteret si: METE, Standartet, UNDP, Shoqata të tjera si; Shoqata e Veteranëve, Invalidëve, Sh/Flamuri i Kombit, Posta Shqiptare, përfaqësuese nga organizata e gruas, gazetare dhe media ku morën pjesë 9 televizione të cilët pasqyruan zhvillimin dhe ecurinë e punimeve të mbledhjes së Asamblesë.
Pasi u sigurua pjesëmarrja prej 223 persona u hap mbledhja nga Kryetari i Asamblesë Z.Ali Hoxha i cili prezantoi Rendin e ditës.

  • Rezyme nga Kryetari i SHKSH Islam Cani
  • Raporti mbi Raportin Vjetor të 2010 të SHKSH të mbajtur nga Znj. Fatmira Biçaku, aktiviteti ekonomiko- financiar.
  • Kontrolli financiar Bledar Mema
  • Votëbesimi i organeve drejtuese të SHKSH-së
  • Miratimi në tërësi
  • Miratimi i projekt-rezolutës dhe paraqitja e saj nga A.Hoxha
  • Zhvillimi i zgjedhjeve.