Sipas Ligjit Nr. 9902 datë 17.4.2008, neni 4. Të drejtat bazë të konsumatorëve shqiptarë janë: *** Neni 1 : Shoqata është një organizatë jofitimprurëse në formën ligjore të “Shoqatës” dhe përbëhet nga një bashkim vullnetar i blerësve dhe përdoruesve të mallrave dhe shërbimeve shqiptare apo të huaja. *** Neni 3 : Qëllimi i Shoqatës është mbrojtja e konsumatorit, si dhe të edukojë qytetarët me normat ligjore ku të mbrohen dhe të realizohen të drejtat dhe interesat e tyre. *** Neni 4 : 4.1. Objekti i Shoqatës, të bëjë të njohura tek qytetarët të drejtat e konsumatorëve nga OKB dhe Konsumatorit Ndërkombëtar (CI), të drejtat e konsumatorit sipas ligjeve që mbrojnë konsumatorin si dhe të akteve nën/ligjorë. Per t’i bërë ato të vëtëdijshëm për mbrojtjen në rrugë ligjore të interesave të tyre. *** Neni 4 : 4.3 Në bazë të ankesave shoqata mbron interesat social- ekonomike në çdo fushë të interesave të tyre. *** Neni 4 : 4.4. Shoqata informon, këshillon, edukon, konsumatorët në përshtatje me nevojat e tyre, trajnon persona fizikë dhe juridikë që ofrojnë mallra dhe shërbime, që respektojnë standartet, ligjet konform marrëveshjeve të dy palëve. *** Neni 4 : 4.5. Sa herë që cënohen të drejtat e konsumatorit nga tregu, shoqata informon organet shtetërore përkatëse dhe kërkon ndërhyrjen e tyre për zbatimin e ligjeve në favor të konsumatorëve. *** Neni 5.6 : Shoqata merr në mbrojtje persona fizikë apo juridikë, të cilët janë apo nuk janë antarët e shoqatës, por si konsumatorë kërkojnë mbrojtjen e saj. *** Neni 6 : Ndalimi i shpërndarjes së fitimeve Nuk lejohet asnjë formë e shpërndarjes së fitimit, ose e përfitimit financiar dhe materiale nga të ardhurat dhe fitimet e shoqatës prej personave që janë subjekte të statutit ose aktit themelues, përveç detyrimeve të formës së pagesave nga kontrata e punës. *** Neni 7 Kohëzgjatja, Shoqata ushtron aktivitetin e saj për një afat kohor të pacaktuar. *** Neni 8 : Organet DrejtueseTë drejtat e konsumatorit Shqiptar
Mbështetja ligjore
Pjesë nga: Statuti i “Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar”