Çështjet e mbrojtjes së konsumatorëve përfshijnë politikat dhe instrumentet ligjore për mbrojtjen e sigurisë së konsumatorëve, interesave ekonomike, si dhe të drejtave të tjera të konsumatorëve.
Politikat për mbrojtjen e konsumatorëve përmblidhen në dokumentet strategjik. Për herë të parë objektivat kryesorë të politikës së mbrojtjes të konsumatorit në Shqipëri janë përcaktuar në Strategjinë e parë ndërsektoriale “Për Mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbikëqyrjen e tregut për periudhën 2007-2013”, të miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 797, datë 14.11.2007.
Dokumenti i dytë strategjik është Strategjia Ndersektoriale “Për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbikëqyrjen e tregut 2020”. Ky dokument u miratua në Këshillin e Ministrave ne shtator 2015 Strategjia e Mbrojtjes se Konsumatoreve dhe Mbikëqyrjes se Tregut
Legjislacioni në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve mbulon aspektet në lidhje me: sigurinë e përgjithshme të produkteve për konsumatorët, praktikat e padrejta tregtare, shitjes së mallrave të konsumatorëve të shoqëruara me garancitë, përputhshmërinë kontraktuale të mallrave dhe shërbimeve; kushtet e padrejta në kontrata, treguesin e çmimit, kreditë konsumatore, publicitetin, paketat e udhëtimit, shitjet në largësi, etj.
Kuadri ligjor, që garanton mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, ka siguruar një përafrim të plotë me direktivat përkatëse evropiane dhe në mënyrë të qartë përcakton kuadrin institucional për zbatimin e këtij legjislacioni.
Legjislacioni për mbrojtjen e konsumatorëve përbëhet nga:
1. Aktet ligjore
“Ligji nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i ndryshuar (varianti i konsoliduar),
Ligji nr. 10480 , datë 17.11.2011“Për sigurinë e përgjithshme të produkteve jo-ushqimore”, i ndryshuar,
LIGJ nr. 71-2018, date 18.10.2018
Dispozitat e ligjit nr. 7850 të Kodit Civil 29.07.1994, të ndryshuar, që rregullojnë aspekte të ndryshme në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve