SHKSH-ja u themelua më, 15 Mars 1990 dhe u miratua në gjykatën e Tiranës me nr.1177 Prot datë, 03.10.1991ne baze te nenit 50 te ligjit per OJF. Numri i anëtarëve të shoqatës është e shprehur , në pika kontakti ,grupe, degë, rajone, në 56 qytete e qyteza,si dhe në lagje dhe në disa komuna të mëdha. Shoqata e konsumatorit shqiptar ka shtrirje në gjithë vendin, me strukture te organizuar vullnetare ne rajone , degë, pika kontakti e grupe e individe. SHKSH-ja u themelua më, 15 Mars 1990 dhe u miratua në gjykatën e Tiranës ne vitin 1991 me dokumentin nr.1177 Prot datë, 03.10.1991 ne baze te nenit 50 te ligjit per OJF. Anëtarësia e shoqatës funksionon e shpërndarë në disa forma e kategori si, në individe, grupe, degë, rajone, me shtrirje gjeografike gjithë vendin. Antarësia kontribon me punë vullnetare nëpër aktivitete e fushata të organizuara nga drejtuesit e zyrave qëndrore apo rajonale. Studimi i realizuar në vitin 2011 përsa i përket qëndrueshmërinë numerike të antarësisëë e krahasuar me të dhenat e mëparshme, arritëm në përfundim se kemi këtë situatë të profilit të antarësisë të klasifikuara sipas këtyre kategorive. Kategoria e pare ose grupi aktiv e kontribues në kuotën e antarësisë nga 5000 nga ishin 3500 me diferencë prej 1500 antaresh të larguar dhe arsyeja që ne konstatuam ishte: emigrimi, lëvizja demografike brenda vendit, neper komuna, në fshat, persona që kanë ndryshuar adresën si pasojë e lëvizjes, të sëmurë, invalid, pamundësia që të paguajnë kuotën, etj. Kategoria e dytë, ishte pjesa e antarëve aktivë në fushata, më shpërndarje të fletë palosjeve, broshurave, artikujve etj, na rezultoi 10.000 anëtarë nga 30.000 që ishin para këtij studimit tonë. Arsyet janë emigrimi, lëvizja demografike brënda vendit, nga zonat urbane në zona rurale, persona që kanë ndryshuar adresën si pasojë e lëvizjes, persona që janë të sëmurë, invalid etj. Kategoria e tretë ishin ai kontigjent antarësh që merrnin informacion në rrugë të ndryshme të komunikimit dhe të postimit, pjesa e anatërsisë së moshës së trete. Edhe ky kontigjent antarësh ka pësuar rënie e ndryshime në numur dhe ne funksion për arsye të moshës, shëndetit, emigrimit, pamundësisë etj. Nga num i përgjithshëm 25.000 na rezultojnë aktivë 12.300 antarë në gjithë vendin të shpërndarë në grupe, rajone, degë e pika kontakti .. SHKSH-ja, pas studimit ka këtë profil të antarësisë: 25.300 anëtarë aktivë të saj në gjithë vendin dhe që kontribojnë në fushata, në shpërndarje të materialeve informuese e një numur më i vogël që paguajnë kuotë. Nga ky numur janë afërsisht një 5200 anëtarë që paguajnë sipas mundësisë kuotën e antarësisë, të tjerët kryejnë shërbime vullnetare. Shoqata bashkpunon dhe sensibilizon organet e pushtetit qendror, (METE, MBUMK, M. Mjedisit, M.Shendetsise), me entete rregullatore dhe autoritetet e pavaruara( ERE, ERT, ERRU, Autoriteti i Konkurencës), me Standardet si dhe me pushtetin lokal. SHKSH ka bashkpunim të shkëlqyer me median e shkruar, vizive dhe acustike (radio). Organizata jone ka bashkpunuar me CI, dhe me organizata të tjera në vend e të huaja si: organizatën e konsumatorit në Kosovë, në Itali, me organizaten Spanjolle Facua, Kanadane, me SHBA etj. Në harkun kohor Qershor 2012- Korrik 2013 kemi bashkpunuar me Televizionin A1 Report per informimin, këshillimin e konsumatoreve mbi produktet ushqimore shtazore dhe bimore me teme: “A dime se çfare konsumojme” me nje numur prej 180 emisione. Puna jone dhe me mediat e tjera ka qene e sukseshme. Per vitin 2012 jane te regjistruara 224 emisione televizive dhe 107 botime ne gazeta të ndryshme sociale. Puna jonë kryesore ka qene : ne edukimin e konsumatorëve për të cilën janë shpërndarë me mijëra fletë palosje e materiale të tjera informuese ne gjithe vendin. ——– UNDP ka kontribuar në realizimin e flete palosjeve, të kontratave si ajo ujit të pishëm të energjise elektrike dhe këta botime u janë shpërndarë të gjithë antarëve dhe me gjërë. ——– SHKSH –ja, është mbështetur me trajnime nga UNDP Shoqata e konsumatorit shqiptar, informon, edukon konsumatorët që nga individi, në grupe konsumatorësh, e cila realizohet nga drejtuesit dhe kordinatorët nëpërmjet bisedave, takimeve, intervistave ne televizione e konferencave, por dhe me trajnimeve të drejtuesëve të saj. Trajnimet organizata i realizon të ndara në disa kategori e forma pune si; fillimisht organizohen trajnime e kualifikime për drejtuesit kryesor, këta drejtues të trajnojnë përfaqësues të tjerë të konsumatorëve në bazë, këta të fundit punojnë me qytetarët me bisedat, takime në grupe të vogla ose takime ne qendra pune, marrin mendime, ankesa, kërkesa, duke informuar qartë dhe duke këshilluar thjeshte sipas problematikave që konsumatorët paraqesin. Një rëndësi të vecantë merr puna jonë edukuese për të gjithë konsumatorët qofshin antare të saj apo jo; me anën e publikimit të botimeve në gazeta e revista, të realizuar nëpërmjet shtypit të shkruar. Edukimi, informimi, këshillimi me anën e medias vizive (televizionet) per vitin 2012 ka qene vit i suksesshëm . Edukimi i konsumatorëve realizohet me forma të tjera të përshtatshme sipas kohës dhe hapsirës. Fushat, ne te cilat Shoqata kryen aktivitetin e saj janë : Edukim dhe ndergjegjesim në shkolla dhe jashtë saj, nëpërmjet takimeve, bisedave, intervistave, synojnë njohjen e ligjeve, marrëdhenieve treg-konsumator, shpërndarjen e botimeve të ndryshme, broshura, fletë palosje, nëpërmjet fushatave të ndryshme si; 15 Marsi -Dita Nderkombetare e Konsumatoreve, ushqimet e shendetshme per femije, kujdesi per konsumatoret e rinj, fushata Anti-duhan, Shëndeti dhe Mjedisi i paster, kujdesi nga fast-food, botime përndërgjegjesimin e konsumatoreve mbi sherbimet e keqija ne banka, informim te konsumatoreve per rrezikun e tregjeve ambulante dhe produktet e rrezikshme etj, botimeve në shtyp, intervistave, biseda ne radio dhe televizione, konferenca etj. Shoqata informon, edukon dhe këshillon konsumatorët për vetëmbrojtje dhe të aftë për t’i bërë ato në gjendje për të ndihmuar edhe të tjerët. Keshillimi ynë realizohet nga puna e stafit dhe specialistët e saj, drejtuesit sipas ndarjes që kemi bërë më lart në zyrat e keshillimit qytetar, grumbullohen kërkesa, ankesa, jepen keshillime për fusha të ndryshme si në sektorin ushqimore, të mjedisit, shërbimeve të ndryshme, të blerjes së produkteve dhe të mjeteve të përdorimit si dhe shërbimeve, në sektorin juridik etj. Përsa i përket sektorit juridik ai mblidhet thirret kur ka grumbullime të kerkesave nga konsumatorët dhe këshillimi jepet në forma individuale dhe kolektive. Shoqata e Konsumatorit Shqiptar realizon disa shërbime si : anketimeve, testimeve, sondazheve, pyetesoreve, merrankesa dhe punon për zgjidhjen e tyre, bën negociata me organe shteterore dhe biznesin. Këta konsistojnë në mbrojtje, sigurim të shërbimeve dhe të produkteve, për të plotësuar dëshirat dhe kënaqësite e konsumatorëve. Duke u bazuar në ankesat, shoqata mbron interesat ekonomike të konsumatorëve në çdo fushë të politikave sociale të interesave të tyre. Ankesat më të shumta në munur kanë qenë: për mungesën e sigurinë ushqimore, për mungesën e sigurisë së ujin e pishëm, për abuzime dhe keq faturime të energjinë, për telefononë, produktet industriale nën peshe, pa etiketë, për mungesë të shërbimeve shëndetësore- arsimore, për turizëm (hoteleri, restorante); mangësira në transportin urban, abuzim me kontratat e blerjes së banesave te reja, pa termoizolimin e hidroizolim , ndotja e mjedisit, etj. Organizata realizon ndermjetsimin dhe negocon me organet përkatëse shtetërore dhe me biznesin (tregun), ku një numur i konsiderueshëm janë zgjidhur dhe vetëm 2 raste me gjykatë ku ka fituar konsumatori ynë. Stafi: Shoqata e Konsumatorit Shqiptar ka një staf prej 2 vetash, 1 i punësuar me kohë të plotë, 1 vullnetare, 1 person specialist i financave, i cili aktivizohet kur shoqata ka nevoje, sipas rastit ne varesi te nevojave te shoqates. Gjithashtu aktivizohen dhe specialistë të tjerë vullnetarë ne sektorë të ndryshëm. Puna vullnetare realizohet me aktivizimin e antarëve në fushata e aktivitete me temat e perzgjedhura dhe ato të rekomanduara nga CI ne pershtatje me mundesite e vendit tonë. Stafi i Shoqatës që punojnë me honorare ne qender dhe sipas nevojave.EKSPERTET Prane Shoqates
MIQ TE SHOQATES QE ANGAZHOHEN PER PUNIME SHKENCORE, PROJEKTE DHE NDIHMA FINANCIARE
KOMITETI
KOMITETI TEKNIK ORGANIZATIV
KOMISIONI I KONTROLLIT FINANCIAR
KESHILLI I SHOQATES PERBEHET
STAFI I SHOQATES