madhesia e shkronjave: 80% 90% 100%
  • Shqip
  • English

Organizimi

Të drejtat e konsumatorit Shqiptar

sipas Ligjit Nr.9902 datë 17.4.2008, neni 4. Mbi të drejtat bazë të konsumatorëve shqiptarë janë:

  • e drejta e mbrojtjes së shëndetit, mjedisit dhe sigurisë së jetës
  • e drejta e mbrojtjes së interesave ekonomike
  • e drejta për t’u ankuar
  • e drejta për të demshperblyer ( kërkuar kompensim)
  • e drejta për edukim
  • e drejta për të marrë informacion
  • e drejta e perdorimit ( për të patur akses) në shërbimet publike
  • e drejta e mbrojtjes ligjore
  • e drejta për t’u organizuar në shoqata ose unione që synojnë mbrojtjen e interesave të konsumatorit në organe vendim-marrëse.

MBËSHTETJA LIGJORE

  1. Shoqata zhvillon veprimtarine e saj ne baze te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise , sikurse eshte percaktuar ne nenin 19 te Statutit te SHKSH-se.
  2. Ligji nr. 8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”
  3. STATUTI I SHOQATES SE KONSUMATORIT
  4. Ligji i ri “Për Mbrojtjen e Konsumatorit” nr, 9902, datë 17.04.2008.
  5. Ligji i Ushqimit nr, 9863, datë 28.01.2008
  6. Ligji i Shërbimit Veterinar
  7. Ligji peër Ujrat-jo për ujin e pishëm
  8. Ligji për Ushqimin e blektorisë
  9. Ligji për Alkoolin
  10. Ligji për Tregtinë; Kodi tregtar, Kodi Doganor, Kodi Civil
  11. Ligji i Inspektoriatit Sanitar Shtetëror
  12. Ligji për Urbanistikën
  13. Ligji për Barnat Mjeksore
  14. Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit
  15. Kodexi Alimentar ! – i pa përfunduar
  16. Ligji Antiduhan
  17. Ligji i Termo-Hidroizolimit
  18. Ligji i Sektorit të Energjetikes
  19. Ligji i Telekomunikacionit
  20. Ligji per Pushtetin Lokal ( dhe emergjencat civile)

Pjese nga: STATUTI i “SHOQATES SE KONSUMATORIT SHQIPTAR”

*** Neni 1 : Shoqata eshte nje organizate jofitimprurese ne formen ligjore te “Shoqates” dhe perbehet nga nje bashkim vullnetar I bleresve dhe perdorusve te mallrave dhe sherbimeve shqiptar apo te huaj.
*** Neni 3 : Qellimi i Shoqates eshte mbrojtja e konsumatorit, si dhe te edukoje qytetaret me normat ligjore ku te mbrohen dhe te realizohen te drejtat dhe interest e tyre.
*** Neni 4 : 4.1. Objekti i Shoqates, te beje te njohura tek qytetaret te drejtat e konsumatoreve nga OKB dhe Konsumatorit Nderkombetar (CI), te drejtat e konsumatorit sipas ligjeve qe mbrojne konsumatorin si dhe te akteve nen/ligjore. Per t’i bere ato te vetedijshem per mbrojtjen ne rruge ligjore te interesave te tyre. 
*** Neni 4 : 4.3 Ne baze te ankesave shoqata mbron interesat sociale- ekonomike ne cdo fushe te interesave te tyre.
*** Neni 4 : 4.4. Shoqata informon, keshillon, edukon, konsumatoret ne pershtatje me nevojat e tyre, trajnon persona fizike dhe juridike qe ofrojne mallra dhe sherbime, qe respektojne standartet, ligjet konform marreveshjeve te dy paleve.
*** Neni 4 : 4.5. Sa here qe cenohen te drejtat e konsumatorit nga tregu, shoqata informon organet shteterore perkatese dhe kerkon nderhyrjen e tyre per zbatimin e ligjeve ne favor te konsumatoreve.
*** Neni 5.6 : Shoqata merr ne mbrojtje persona fizike apo juridike, te cilet jane apo nuk jane antaret e shoqates, por si konsumatore kerkojne mbrojtjen e saj.
*** Neni 6 : Ndalimi i shperndarjes se fitimeve 
Nuk lejohet asnje forme e shperndarjes se fitimit, ose e perfitimit financiar dhe material nga te ardhurat dhe fitimet e shoqates prej personave qe jane subjekte te statutit ose aktit themelues, pervec detyrimeve te formes se pagesave nga kontrata e punes.
*** Neni 7 Kohezgjatja, Shoqata ushtron aktivitetin e saj per nje afat kohor te pacaktuar.
*** Neni 8 : Organet Drejtuese

  • Asambleja si organ vendim marres
  • Komiteti Drejtues zgjidhet nga asambleja
  • Kryetari ; Sekretari i Pergjithshem