madhesia e shkronjave: 80% 90% 100%
  • Shqip
  • English

Bashkëpunimet

ACA - është, anëtare e Organizatës Botërore të Konsumatorit Internacional të CI-së, që nga viti 1993 . Ajo si antare CI-se, punon me standartet kombëtare dhe ndërkombtare.

Shoqata e Konsumatorit Shqiptar shtrihet në të gjithë vendin me; pikat e kontaktit , grupet degët dhe rajonet , programet e punës i’a përshtatin mundësisë së rajonit të tyre në lidhje të ngushtë me SHKSH. Në të 12 rajonet punojnë per informimin dhe edukimin e konsumatoreve ne bashkpunim me pushtetin local dhe veprimtarinë e tyre e kanë të programuar dhe punojnë vullnetarisht si në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Peshkopi, Kukës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Fier, Vlorë dhe Korçë.
Në Mënyrë të veçantë është punuar me kordinatorët dhe specialistët ne 6 rajone më të mëdha për rritjen e nivelit të njohjes së ligjeve dhe të të drejtave të konsumatorëve duke shpërndarë zërin e shoqatës dhe të punës së saj në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptare me anën e mediave të shkruara dhe asaj vizive, me shpërndarjen e fletë-palosjeve, pankartave, gazetave etj të gjitha shërbimet kryhen falas si dhe janë informuar për punën e tyre që ata kryejne..
Sipas Statutit nenit 17.1 te saj : per realizimin e misionit shoqata bashkpunon me shoqata homologe dhe institucionet, persona juridike te vendit ose te huaj.

  • Keshtu ne kuadrin e bashkpunimit te vazhdueshem ajo punon dhe mbeshtet fushatat e organizuara nga Konsumatori Nderkombëtar CI
  • Me Konsumatorin Europian BE 
  • Bashkpunim me METE (Drejtorine e Mbrojtjes se Konsumatorit - Mbikqyerjes se Tregut”
  • Bashkpunim me Standartet DPS
  • Bashkëpunon me MBUMK për AKU “Për Ligjet në Mbrojtje të Konsumatorit”.
  • Ministria e Shëndetësisë per “Jodizimin”
  • Bashkpunim me Ministrine e Integrimit “Per OMGJ-te.”
  • Bashkpunim me UNDP
  • Shoqatat Tregtare
  • Bashkpunim me Unionin e Biznesit
  • Bashkpunim me Organizate Italiane per sigurine ushqimore me znj/Maria Teresa Paglia
  • Bashkpunim me Korenë e Jugut mbi problemet e konsumatoreve dhe G 20 ne Seul per shërbimet financiare ndaj konsumatoreve
  • Bashkpunim me CI per fushaten globale te ushqimit per femije”Obeziteti” dhe per sherbimet e këqija financiare e bankare ndaj konsumatoreve.
  • Me Ministrine e Financave mbi; sherbimet e këqija financiare e bankare ndaj konsumatoreve dhe porosite e G 20 per sektorin financiar.
  • Bashkpunim me M.Shendetësisë, mbi eleminimin e ndotjes nga oxhaku i djegieve te mbetjeve spitalore e cila në bashkpunim u mënjanua djegia e tyre duke menjanuar keshtu dhe ndotjen e ajrit dhe të mjedisit.
  • Bashkpunim me Kosoven
  • Me Maqedoninë
  • MPPT(sektori i ujesjellësit)
  • Urdhërin e Farmacistëve te Shqiperise
  • Bashkëpunon me Autoritetin e Konkurrencës

SHKSH-ja, ka lidhje me disa Shoqata lokale të pavarura.

SHKSH bashkëpunon me Shoqata të interesuara si:

  • Shoqatën e Bujqësisë Organike
  • Shoqatën e Fermerëve
  • Shoqatën e Blektorëve
  • Shoqatën e Veteranëve
  • Shoqatën e Pensionistëve
  • Shoqatën e Konsumatorëve Kosovë
  • Shoqata të tjera të përafërta dhe të interesuara
  • Shoqatën “Flamuri I Kombit”
  • Shoqaten e Grave te Shqiperise
  • Shoqaten e Emigranteve shqiptare “Greqi”Itali, Turqi, SHBA, KANADA , ZELANDEN E RE , etj

Një vëmëndje dhe një bashkpunim i shkëlqyer ka qenë me Median në përgjithësi e cila ka ndjekur dhe pasqyruar problematika të ndryshme ne informimin dhe sensibilizimin e konsuamtorëve sektoreve qe mbrojne ate..

Bashkpunimi me Median e shkruar dhe atë vizive :

  • Artikuj të botuar 91
  • Intervista në radio e televizione 25
  • Ekspozita te ndryshme ne qendër dhe rrethe 18