madhesia e shkronjave: 80% 90% 100%
  • Shqip
  • English

Aktivitete

  • Që në fillimet e saj ACA, ka punuar dhe funksionuar për informimin dhe këshillimin e konsumatorëve.
  • Në vitin 1990, krijohet grupi nismëtar, u hartua programi dhe statuti i shoqatës.
  • ACA më 27.10.1991, për herë të parë ka bërë fushatën për ujin e pijshëm, ku mungonte klori dhe 400 persona ishin me diare, ky material u botua në gazetën Tirana dhe u transmetua disa herë në radio Tirana dhe në televizionin shqiptar.
  • Në 1991, shoqata protestoi për helmimin nga alkooli dhe akullorja të 50 personave, kjo u botua në gazetën Tirana, Shoqata kërkonte fuqizimin e inspektoriateve të kontrollit.
  • ACA e rriti aktivitetin e saj në vitin 1992, duke botuar gazetën e parë “Konsumatori” me 10.000 kopje.
  • ACA ka marrë pjesë në programe lokale dhe ndërkombëtare në radio-televizione që nga vitin 1991.
  • ACA ka bërë fushatë në vitin 1993, për njohjen e ligjeve, gjithashtu ka bërë pyetësorë se sa njihen ligjet nga qytetaret.
  • Në vitet 1993-1994, ka vazhduar fushatën 2-vjeçare “Për higjenizimin e ujit dhe higjenën e lokaleve ushqimore”.
  • ACA në vitin 1994, ka organizuar fushatën “Kundër alkoolit dhe duhanit”, ku u angazhua edhe media në këtë fushate.
  • ACA organizoi në vitin 1995, në bashkëpunim me Drejtorinë e Standarteve dhe Cilesisë, për kurse trajnimesh në mbrojtjen e konsumatorëve me udhëheqësh dhe drejtues nga vendi.
  • ACA në vitin 1995, me mbështetjen e Ministrisë së Tregtisë hartuam draftin “Për Ligjin e Mbrojtjes së Konsumatorëve” (që u miratua në 06.02.1997).
  • ACA në vitin 1995, organizoi fushatën për “Përmirësimin e Tregut” (problem i vjetër ndërmjet konsumatorëve dhe tregut).
  • ACA në vitin 1996 u angazhua me Drejtorinë e Standarteve, Minstrinë e Tregëtisë, Ministrine e Bujqësise, Ministrinë e Shëndetësisë, në dhënien e mendimeve dhe sygjerimeve për bërjen e ligjeve që ishin në interes të mbrojtjes së konsumatorit.
  • ACA në vitet 1995, 1996, 1997, u angazhua dhe kërkoi mbështetjen e ministrive përkatëse si: M.SH, (ministria e shendetesise) M. T(ministria e tregtise), për zgjidhjen e 2.200 ankesave që kishin konsumatorët për problemin e ujit të pijshëm, problemin e tregjeve, dhe të kanalizimeve.
  • ACA në 16.09.1997, organizoi fushatën me angazhimin e medias për sigurinë e ujit të pijshëm.
  • ACA në maj 1997, botoi librin e parë “Sfidat e Konsumit” mbështetur nga “Fondacioni Partner Ship” dhe “Tacis Demokraci”. Gjatë këtij viti ka organizuar disa seminare, konferenca për publikimin dhe njohjen e ligjeve për mbrojtjen e konsumatorit si në Tirane, Elbasan, Shkodër, Fier, Vlorë, Lezhë dhe Durrës.
  • ACA më 22.01.1998, informon se në tregun ushqimor shiten mallra me stafilokokë si margarina, mishi dhe mielli.
  • ACA në vitin 1998, ka organizuar disa trajnime me drejtuesit e 12 rajoneve dhe disa seminare si në Shkodër, Laç, Fier, Elbasan,Vlorë, Durrës, Berat, Korçë, për mbrojtjen e konsumatorëve në ekonominë e tregut.
  • ACA në vitin 1998, është mbështetur si nga ministritë e interesuara dhe nga pushteti lokal duke i siguruar ambjente dhe qëndra zëri në fushatën për miellin e prishur dhe mullinjtë me plumb si në: Fier, Korçë, Berat, ku është angazhuar edhe media.
  • ACA në maj të vitit 1998, botoi librin e dytë “Njohuri për Konsumatorët”
  • Gjykata e Rrethit të Tiranës, me nr.2277 akti vendosi, “Për Marrjen e Masës Provizore”,me gjyqtarë:Altina Xhoxhaj dhe ndihmës gjyqtar; Dhimitra Qarri Petrit Çomo. Merret në shqyrtim në seancën gjyqësore e Paditësit:”Hellenik Botling Company”dhe i paditur Fredi Përgjika.

Ndërhyrës Dytësor: Shoqata e Mbrojtjes së Konsumatorit (ACA).

Gjykata vendosi masën provizore ,me bazën ligjore neni 202 i K.Pr.C.duke
bllokuar prodhimin dhe shitjen e “Amitave” në shishe plastike dylitroshe në gjthë teritorin e Shqipërisë.U ngarkua për ekzekutim zyra e përmbarimit,më date.11.05.1998.

ACA në vitin 1999, u angazhua në ndihmë të refugjatëve kosovarë dhe botoi librin “Misionarë Midis Kosovarëve”, për këtë jemi mbështetur nga donatoret: D.F.I.D, N.O.ë, H.ë.O, Fund, C.I dhe U.K.

  • ACA në vitet 1990-2000, ka organizuar biseda, takime, konferenca, trajnime me refugjatët kosovarë brënda vendit dhe në Kosovë të mbështetur nga U.K (unitet kingdom) dhe D.F.I.D.
  • ACA në vitin 2000, organizon fushatën për “Etiketimin e ushqimeve në treg”, si dhe fushatën “Kundër pijeve të fallsifikuara” (fantazëm) të mbështetur dhe nga media.
  • ACA në vitin 2000, gjithashtu ka shpërdarë për refugjatët kosovarë librin “Misionarë midis Kosovarëve”, fletëpalosje, fletë-sensibilizuese për “Kujdesin nga shpërthimi i minave”.
  • ACA në Mars të vitit 2001, feston 10-vjetorin e formimit të saj.
  • ACA në Korrik-Dhjetor 2001,ka organizuar trajnime për ndërgjegjësimin e konsumatorëve “Për të paguar taksat” dhe për të qënë sa më të ndjeshëm për mire-administrimin e taksave të tyre të mbështetur nga S.N.V. Gjithashtu ka bashkëpunuar në këtë fushatë edhe radio-televizioni qëndror dhe lokal.
  • ACA në vitin 2002 bën “Pedicion për ujit e pijshëm”në Tiranë , Laç, Fier, Këlcyrë, Lezhë. Pas pedicioneve në shumë qytete u përmirësua gjendja për furnizimin me ujë.
  • Degët e SHKSH-së, në Krujë dhe Fushë-Krujë, protestuan për mbrojtjen e mjedisit, Ministria e Mjedisit mori masa për përmirësimin e gjëndjes.
  • Në vitin 2001-2002, shoqata bëri një fushatë “Për efektin që kanë taksat në përmirësimin ekonomik “(detyrë e përhershme e jona) me mbështetje nga fondacioni S.N.V.
  • ACA në vitin 2003, ka bashkëpunuar me Ministrinë e Tregëtisë, për Ligjin e Mbrojtjes së Konsumatorëve. Gjithashtu ajo ka dhënë mendime, ka bërë sygjerime për nene shtesë në ligjin e ri për mbrojtjen e konsumatorit.
  • ACA në vitin 2003, ka organizuar fushatën “Për Jodizimin” e fëmijëve në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.
  • ACA në vitin 2004, ka organizuar “Fushatën antiduhan” në bashkëpunim me shoqatën antiduhan dhe ka mbështetur UNICEF. Gjithashtu shoqata ka organizuar për 2 muaj fushatën “Për klorifikimin e ujit të pijshëm” ku u angazhuar edhe media.
  • Në vitin 2004, shoqata ka bashkëpunuar me Ministrinë e Shëndetësisë për draftin mbi “Projekt- ligjin “Për Jodizimin”, ka organizuar fushatën për “Ndërgjegjësimin e konsumatorëve” dhe rrezikun që sjell plastika tek njerëzit si dhe grumbullimin e riciklimin e saj të mbështetur nga ana financiare nga ambasada Angleze dhe Australiane.
  • Në vitin 2005, shoqata ka organizuar fushatën “Për etiketimin” e produkteve ushqimore”, gjithashtu ajo ka organizuar trajnime, ka shpërndarë pankarta me 10- Parimet KE. Dhe tetë te drejtat e konsumatorit.
  • Gtz-ja, na ka mbështetur financiarisht për rikonstruksionin e zyrës së këshillimit Tiranë po ashtu na ka mbështetur edhe M.E.T.E.
  • Në vitin 2006 shoqata ka organizuar database-in, ka bërë trajnime të përbashkëta me METE, me CARDS/6, dhe nga METE është mbështetur me një grant për pajisjet të zyres.
  • Në vitin 2007, ACA organizoi një fushatë senibilizuese në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe UNICEF për rëndësinë që ka “Jodizimi tek fëmijët”.
  • ACA në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë në 2007 ka dhënë kontributin e saj me sygjerime dhe propozime “Për Ligjin e Ushqimit” dhe të Qumështit. Gjithashtu ka dhënë kontributin edhe për ligjin “Për të drejtën e informimit”.
  • Më 17 Mars 2008, SHKSH-ja ka marë pjesë në Budva me temë “Siguria e Ushqimit”
  • ACA më 01.04.2008, ka marë pjesë në Ohër të Maqedonisë me temë “Mbrojtja e Konsumatorëve në Fushën e Shërbimeve Bankare”.
  • Në vitin 2008, ACA ka bërë analizën e pyetësorëve, vrojtime të ankesave në vitet 2006-2007 të krahasuara me vitet 2004-2005, në fushën e prodhimeve dhe të tregëtimit industrial (si konfeksione, këpucë, sandale etj).
  • Shoqata ka bashkëpunuar me METE, me komente dhe sygjerime për “Ligjin e ri të Mbrojtjes së Konsumatorit” i cili u miratua më,17.04. 2008.
  • Më 29 Maj – 1 Qershor 2008, ka marë pjesë në Konferencën e zhvilluar në Vodicë, Kroaci me temë : “Problemet Financiare” Avokatia Bankare, për mbrojtjen e konsumatorëve dhe proçedurat e padurueshme të konsumatorit (Ambusmen)”.
  • 2008- 2009 “Fushata per rrezikun nga Fast-foode” dhe mbi pasha (obeziteti, semundjet kardio-vaskulare, hipertensioni etj)
  • 2010 “Fushata per edukimin mbi shërbimet financiare e bankare” te rekomanduara nga CI
  • 2010 “Fushata për ushqimin e shëndetshëm” te rekomanduara nga CI
  • 2010 Bashkpunim me UNDP per hapjen e qendrave te reja te Këshillimit në rajone si; Shkoder, Elbasan, Fier, Lushnjë, Lezhë, Korcë etj si dhe mundesive dhe shtim kapacitetesh ne SHKSH.
  • Bashkpunim me D. Akreditimit dhe Çertefikimit në Shqiperi
  • 10.06.2010 Takim bashkpunimi me përfaqsues të mbrojtjes së konsumatorit Londër ne fushën e akreditimit me Z/Robert PEACOCK.
  • Takim me dt. 17.06.2010 me Kr/ Bashkisë Elbasan Q.SEJDINI dhe kordinatore të shoqatës së konsumatorit “Për informimin, edukimin, fuqizimin dhe bashkpunim e SHKSH dhe pushtetit local në mbrojtje të konsumatorëve”
  • Takim me dt. 16 Kr/ Bashkisë Fier dhe kordinatore të shoqatës së konsumatorit “Për informimin, edukimin, fuqizimin dhe bashkpunim e SHKSH dhe pushtetit local në mbrojtje të konsumatorëve”
  • Takim me dt. 18.06.2010 nën/kryetarin e Bashkisë Shkodër dhe kordinatore të shoqatës së konsumatorit “Për informimin, edukimin, fuqizimin dhe bashkpunim e SHKSH dhe pushtetit local në mbrojtje të konsumatorëve”
  • Takim bashkpunimi me Shoqatën e të Verbërve Shkodër ZEF BUSHATI
  • Me LEzhen Ymer Keta
  • Takim me Kryetarin e Uninonit të Biznesit Roland Hysa “Mbi mundësine e tregut dhe të sigurimit të produkteve të sigurta për konsumatorët
  • Takim me dt. 30.06.2010 me përfaqësuese të Shoqërie Italiane me znj/ Maria PAGLIA’ Mbi informimin, e konsumatorëve për produkteve ushqimore të sigurta si dhe bashkpunim e SHKSH
  • Takim me dt.14.07.2010 me perfaqësues të mbrojtjes së konsumatorëve SERBI me z/ Drago Bojavic në kuadrin e rekomandimeve te OKB e cila përfaqësohej nga prani të përfaqësuesëve per Shqiperine të Hachemi dhe Anula.
  • 19.07.2010 takim me përfaqësuesit e Misionit EG për Shqipërinë në kuadrin e zhvillimit dhe të fuqizimit të SHKSH me znj/ MARIJA RASKOVSKA përfaqësuse e CI dhe kryetare e SH. Konsumatorit në Maqedoni; znj. Alba Dakoli për Fondacioni për Qeverisje Vendore .
  • Me Drejtorine e Policisë së Tiranës mbi zbatimin e rregullave dhe tabelave per kembesoret ne tregun Çam Tirane
  • Bashkpunim me AKEP në dhënien e mendimeve ;për prortabilitetin e numrave Prill 2010
  • Takim bashkpunimi me Qëndrën Rajonale të Riciklimit të Mbetjeve Prill 2010
  • Takime dhe bashkpunime me Qendrën e Mbrojtjes së Emigracionit Mars- Prill 2010 ………………
  • Bashkpunim dhe shkembim experience në mbrojtjen e konsumatorit me FACUAN/Spanje me dr. Carlos Puente
  • Bashkpunim me K.europian në kuadrin e Sigurisë Ushqimore të Produkteve “Paulo PENDEZA”
  • Prill-Maj 2010 bashkpunime me UFSH ne lidhje me tregtimin dhe sigurine e barnave mjeksore.
  • Takim ne kuadrin e bashkpunime në Projekte me TASCO-Albania
  • Në kuadrin e trajnimeve bashkpunim me Dhomën e Tregtisë
  • Takim në METE me Këshillin Bashkërendues të Mbrojtjes së Konsumatorit me zv/ministrin Bozdo dhënie mendimesh dhe kundërshtim I nenit 54/b të ligjit të konsumatorit mbi drejtimin e qendrave të këshillimit të konsumatoreve, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ministri pergjegjes për fushën e tregtisë. Dërgim i shkresës Ministrit të Ekonomisë Z/ D. Prifti, të bazuar dhe në ligjin për OJF neni 41.
  • Maj-Qershor 2010 trajnime dhe eksperienca mbi: energjine elektrike dhe ujesjellsin ku merrte pjese dhe UNDP
  • Qershor 2010 bashkpunim me M.Shëndetsisë mbi; Strategjine e preparative jodike orale.

Aktivitetet per vitin 2010 jane te pasqyruara me se miri ne raportin vjetor por po shkruajme disa sugjerime te bera nga ana e shoqates organeve kopetente.

Në punen tone në bashkpunim me ; institucionet shtetërore, me ERE-të, me kompani, drejtori, ne kemi bërë edhe sugjerime per ligje, rregullore, drafte dhe akte nenligjore etj.

  • Sugjerime ndaj DUK “ Për përmiresimin e cilësisë së Ujsjellësit dhe sigurine e ujit(sasia dhe cilësia nuk ka kontrate dhe ligj specifik)por ekziston nje VKM 1993, jo I plotene mbrojtje te konsumatorit
  • Sugjerime per Projekt-Vendimin mbi « Kontratat ne Largesi» METE
  • Sugjerime per AKU MBUMK Për perfundimin e Kodexit Alimentar të ushqimit domosdoshmeri dhe standart për të gjithë.
  • Sugjerim për Telekomin/ Ne cëmin dhe mospërfillje të ligjit në dëm të konsumatorit, si; heqja e kodit, kontratë e njëanshme, mos mrrja e mendimit të dgrupeve të interest, cënim të kontratës së bashkpunimit Albtelekom-SHKSH , kërkesë për
  • Sugjerim MBUMK për zbatimin e ligjit të ushqimit dhe të mbrojtjes së konsumatorëve konkretisht: tregun e rrugës, tregjet pa kushte H-Sanitare, tregtim i produkteve ushqimore- blektorale në kushte të pa përshtashme , kërkohet zbatim i ligjeve.
  • Sugjerime M. Mjedisit: Për përmirësimin e mjedisit, në mbrojtjen e Ujrave, lumenjëve, pyjeve dhe gërryerja e tokës , lendëve inerte, prishjen e urave etj .
  • Zbatimin e ligjshmerisë në Transportin Rrugor
  • MASH në përmirësimin e sistemit arsimor te gjtha niveleve sidomos ne zonat e largeta e rurale.
  • Sugjerime për OSSH/CEZ “Për përmirësimin e shërbimit në cilësi e sasi per konsumatorin, kontraten e re dhe dhenien e faturës.” Në ekspozimin e matsave, në evitimin e faturave afrofe, në vendosjen e matsave te rinj në 25.000 matësa .
  • per transparence dhe sherbimin e premtuar ndaj konsumatoreve
  • në lidhje me Kontraten dhe kushtet kontratuese me konsumatorin
  • në lidhje me mos ngritjen e cmimit te energjise elektrike per konsumatorin E cila u mor ne konsiderate.
  • në lidhje me hartimin e draftit të masave per kundravajtesit e energjisë elektrike.

Ligjet për pronat, kërkesa jonë e vazhdueshme për qartësi, transparece dhe zgjidhje problemesh.

  • Sugjerime ERU në lidhje me Kontraten e re te ujit dhe problemet shqetësuese për Ujin e pishëm si mungesë e kushteve Higjeno-Sanitare e sidomos në plazh
  • Sugjerime M.Shendetësisë, mbi përmirësimin e shërbimit spitalor si dhe për eleminimin e ndotjes nga oxhaku i djegieve te mbetjeve spitalore
  • Sugjerim per ligjin e konsumatorit për nenin 54/b në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ministri pergjegjes për fushën e tregtisë.

AKTIVITETE ME TE SPIKATURA TE SHOQATES PER VITIN 2010

Mbledhja e Asamblese se Përgjithshme të Shoqates më 16.12.2010 e cila u realizua me sukses me te gjithë kordinatorët dhe drejtuesit në rrethe, me të ftuar nga institucionet shtetërore që bashkpunon me SHKSH, me përfaqësues nga UNDP . nga shoqata e organizata të tjera si dhe miq të shoqatës. Takimi u realizua në ambjentet e Muzeut Historik nga ora 10-12-20 ku për të ftuarit kishte dhe nje koktej. E gjithe aktiviteti është pasqyruar nga Media /9 televizionet shqiptare per konsumatorin po paraqesim pjesen e Rezolutës të mbajtur nga kryetari i Asmablesë Z/ Ali Hoxha.

Pjesmarrja e gjërë e antarëve të SHKSH në Tiranë dhe në Rrethe, me të ftuarit kordinatorë që veprojnë në të Shqipërinë. Morën pjesë dhe të dëguarit nga dikaseteret si:
METE, Standartet, UNDP, Shoqata të tjera si; Sh.Veteranëve, Invalidëve, Sh/Flamuri i Kombit, Posta Shqiptare, përfaqësuese nga organizata e gruas, gazetare dhe media ku morën pjesë 9 Televizione të cilët pasqyruan zhvillimin dhe ecurine e punimeve të mbledhjes së Asamblesë.
Pasi u sigurua pjesmarrja prej 223 persona u hap mbledhja nga Kryetari i asamblesë Z/Ali Hoxha i cili prezantoi Rendin e ditës

  • Rezyme nga Kryetari i SHKSH Islam Cani
  • Raporti mbi raportin vjetor të 2010 të SHKSH të mbajtur nga Znj. Fatmira Biçaku, aktiviteti ekonomiko- financiar
  • Kontrolli financiar Bledar Mema
  • Votëbesimi i organeve drejtuese te SHKSH
  • Miratimi në tërësi
  • Miratimi i project-rezolutëës dhe paraqitja e saj nga A.Hoxha
  • Zhvillimi i zgjedhjeve.